Kėrko Domainin


Ju lutem  zgjedhe Domain mbarimin

.com  .de  .net  .ch  .org  .at   .info  .biz
 
 



New Realse Flori Copy
Eshte publikuar dizajni i ri i web faqes www.floricopy.net , te cilen e ka ideuar e ka krijuar e ka realizuar dhe publikuar kompania jone.Mirembajta dhe perkujdesja po ashtu e bene kompania jone.Ju ftojme ta vizitoni. me shume

06 Korrik .2008


Agjent Marketingu
Kompania jonė ėshtė gjithmonė nė kėrkim tė njerzve qė dėshirojnė tė punojnė si agjent marketingu, mundėsia ėshtė e plotė prandaj na kontaktoni dhe do keni pėrqindjėn tuaj...Ju mirpresim.Na kontaktoni

26 Maj .2008

Biznes Pako
Se shpejti oferta te reja do te lancojme per te gjithe te intersuarit, klientet, vizitoret tane.Do te jete nje oferte qe besojme dhe shpresojme qe do te jete mjaft e levrdishme per te gjithe juve qe do ta keni fatin ta merrni kete ate oferte.Shume shpejt do te njiheni me kete Biznes Pako.

18 Maj .2008


AutoSalloniPrishtina

Hulumto.Com

 

 

 PageJoy.com - Pagerank Anzeige ohne Toolbar

 

 



Rregullore e Përgjithshëme:

IDEA CrativeDesign u ofron klientëve të vet shërbimin e porositur sipas rregullave në vijim. Në qoftë se objekt i marrëveshjes kontraktore janë .de-Domains, atëherë vlejnë si shtesë kushtet dhe rregullat e regjistrimit të DENIC. E njëjta vlen edhe për domain tjera si dhe për shpërndarësit e tyre. Marrëveshjet e quajtura ndryshe duhet të vërtetohen me shkrim ose përndryshe ato nuk pranohen nga ne. Rregullat e ndërmarrjes sonë vlejnë edhe për afarizmin e ardhshëm te të dy palëve kontraktuese.

Të gjitha ofertat tona janë të pakufizuara. Porositë llogariten si të plotfuqishme vetëm pas vërtetimit ose faturimit të tyre.

Klienti vërtetoi, se është së paku 18 Vjeçar dhe i aftë juridikisht.

1 Shërbimet dhe Pagesat
Madhësia e shërbimit është rezultat i informatave të paraqitura në formularin e porositjes si dhe të ofertës në internet, e cila ishte e hapur në kohën e porositjes.

IDEA CrativeDesign rezervon të drejtën e vet, që të kthej mbrapa mesazhet e pranuara, në rast se e tejkalojnë madhësinë maksimale të E-Mail- it ose kur kutia postare POP 3 është e stërmbushur.

Shfrytëzimi i shërbimeve të internetit të IDEA CrativeDesign është e lidhur me pagesën, e cila është cekur në Fformularin e porositjes. Klientit për çdo pagesë i dërgohet një faturë me shkrim ose në mënyrë elektronike. Periudha e llogaritjes është e cekur në formularin e porositjes. Si fillim i kontratës llogaritet momenti i porositjes. Pagesat mujore llogariten sipas muajve kalendarik.

IDEA CrativeDesign rezervon të drejtën e ndryshimit të pagesave për periudhën e re llogaritëse. Mbi aplikimin e ndryshimit të pagesave klienti informohet së paku 4 javë para hyrjes së saj në fuqi. Me rastin e rritjes së pagesave klienti gëzon të drejtën e jashtëzakonshme të revokimit me afat prej 4 Javësh, me përjashtim nga rritjet, të cilat bëhen si rezultat i ndryshimeve të cmimorëve të DENIC ose të pikave të tjera të regjistrimit për domain, përkatësisht me rastin e ngritjes së tatimit mbi vlerën e shtuar, në qoftë se një adaptim i tillë është i papranueshëm.

Llogaritja e pagesës bëhet paraprakisht. Pagesa bëhet sipas faturës apo nëpërmjet bankës, varësisht se si ceket në porosi. Nëse bëhet pagesa me faturë, atëherë porosia kryhet vetëm pas arritjes së shumës së plotë të faturuar, në llogarinë e IDEA CrativeDesign.

Pas hapjes së llogarisë, klientit i dërgohen të dhënat për hyrje në formë të passwordit dhe adresës. Ai është i detyruar t’ i ruaj këto me kujdes dhe të mos u lejoj personave të tretë qasje në to.

Nëse domain-at e klientit nuk janë të renditura në asnjë llogari të IDEA CrativeDesign dhe janë të shënuara me një lidhje shtesë, atëherë IDEA CrativeDesign është i autorizuar t’i ndryshoi këto dhe të llogaris nga 1 Euro për çdo domain.

Me fillimin e një KK`s në .de, .com, .net, .org, .info dhe .biz Domain-eve, IDEA CrativeDesign është i autorizuar t’i llogaris shpenzimet e Domain-eve për 1 vit.


2 Shërbimet tjera shtesë si skriptet dhe statistikat
Të gjitha skriptet dhe mundësit tjera që nga IDEA CrativeDesign jipen në shfrytëzim, ofrohen në mënyrë vullnetare, pa pagesë dhe sipas marrëveshjes. Skriptet, në të cilat klienti ka qasje e që janë pra në llogarinë e tij të huazuar, Klienti nën përgjegjësin e vet mund t’i Personalizoi. IDEA CrativeDesigni nuk është përgjegjës për pagabueshmërinë e Software-it të ofruar. IDEA CrativeDesign është i Autorizuar, që këto Shërbime shtesë në çdo kohë edhe pa zëvendësim, t’i anuloi. E njëjta gjë vlen edhe për Statistikat dhe vlerësimin e tyre.

Të dhënat, të cilat nevojiten për krijimin e vlerësimeve Statistikore, mbesin vetëm për këtë qëllim në Server dhe kohë pa kohe fshihen nga Programet gjegjëse ose nga Administratori i Sistemit. Një përdorim ose memorim i mëtejshëm i të dhënave përjashtohet nga IDEA CrativeDesign.

Të drejtën mbi shfrytëzimin e shërbimeve shtesë të lartpërmendura e Gëzon vetëm Klienti, si Partner kontraktor i IDEA CrativeDesign. Shpërndarja në Persona të tretë, respektivisht përdorimi i tyre nga pala e tretë i ndalohet Klientit. Skriptet ruhen me të drejtën Autoriale të tyre.

3 Përmbajtja dhe përdorimi
Klienti është i detyruar, që përmbajtjet t’i ruaj në Server përkatësisht në llogari, e të cilat nuk cenojnë të drejtat dhe nuk e pengojnë Funksionimin e Serverit. Në shërbimet e ofruara nga IDEA CrativeDesign gjithashtu ndalohet ruajtja përkatësisht ofrimi i materialit, i cili është Ekstrem ose Amoral, si në fjalë ashtu edhe në Fotografi si dhe përmbajtjet Erotike/Pornografike. Në rast të shkeljes së kësaj marrëveshjeje IDEA CrativeDesign është i Autorizuar ta shkëpus menjëherë marrëdhënien Kontraktore pa lajmërim paraprak si dhe t’i shlyej të gjitha përmbajtjet e tilla. Shpenzimet, që shkaktohen me këtë duhet të paguhen nga Klienti. Pagesat e paguara më parë nuk kthehen në këtë rast.

Parimisht lejohet përdorimi i Skriptave Standarde dmth. Programeve dhe Gjuhëve Programuese CGI, PERL, Java, PHP dhe Java, në qoftë se nuk është e nevojshme ndërhyrja në Software-in e llogarisë.

Përmbajtjet, të cilat mund ta pengojnë Punën e rregullt dhe/ose Sigurinë e Server-it përkatësisht te të dhënave të ruajtura, do të bllokohen nga IDEA CrativeDesign, me qëllim të ndërprerjes së veprimit të tyre. Kjo vlenë veçanërisht për Skriptet përkatësisht për modulet Programuese të gjuhëve Programore CGI, Perl, PHP dhe Java, të cilat gabimisht ose qëllimisht janë Programuar për këtë qëllim si dhe për tërë software-in Joadekuat për Tekniken e ofruar.

Klienti është përgjegjës për përmbajtjet e Ofertave të tij dhe që ato të mos e kufizojnë apo cenojnë të drejtën e Palës së tretë. Në raste, ku Pala e tretë kërkon të drejtë të besueshme mbi përmbajtjet, Firma juaj është e Autorizuar t’ i bllokoi përmbajtjet deri në zgjedhjen Gjyqësore.

4 Regjistrimi i Domain-eve, ndryshimi dhe ndërprerja
Klienti ka mundësi që brenda Ofertës së Internetit nga IDEA CrativeDesign ta kontrolloi Adresën e tij të preferuar, si Domain, në qoftë se është e zënë apo ende në dispozicion. Informata e dhënë si dhe informata e IDEA CrativeDesignnë këtë rast janë të lira. Gjatë dhënies së Informatës dhe të Regjistrimit është e mundur, që Domain-i preferuar, të jetë Regjistruar në pika tjera Regjistrimi nga Pala e tretë, pa mundësi ndikimi nga IDEA CrativeDesign në këtë Proces. Përjashtohet çdo marrje e përgjegjësisë nga ana e IDEA CrativeDesign në lidhje me njoftimin dhe Regjistrimin e domenit. Nëse Domain-i e kërkuar nga Klienti nuk është e lirë, atëherë IDEA CrativeDesign do të kërkoi prej Klientit të propozoi Domain të tjera. Të gjitha shërbimet e tjera të caktuara me Kontratë mbeten në këtë rast të paprekura.

Nëse nuk është marrur vesh ndryshe, Klienti do të Regjistrohet si ADMIN-C në llogarinë e NIC. Klienti njoftohet se këtu do të publikohen Informata mbi emrin, adresën dhe eventualisht numri i telefonit dhe telefaksit. Adresat e fahut postar parimisht nuk Regjistrohen nga IDEA CrativeDesign.

Nëse vjen deri te prishja e Kontratës në mes të IDEA CrativeDesign dhe Klientit, IDEA CrativeDesign ka të drejtë të vendos për ndryshimin apo fshirjen e emrit të Domain-it, edhe nëse Klienti ka propozuar një shfrytëzues tjetër. Nëse pas shkëputjes së Kontratës, Klienti dëshiron ta përdor Domain-in përmes një ofertuesi tjetër, atëherë IDEA CrativeDesign do ta lëshoi lejen e duhur, pas pagesës së të gjitha Borxheve, të cilat i përkasin Kontratës së mëparshme.

Ndërrimi i përkujdesjes/Servisimit të Domain-it tek IDEA CrativeDesign është e mundur vetëm pas dhënies së dorëzimit të duhur nga Server/mbikëqyrësi/ Provider i mëparshëm. Me këtë rast shpenzimet e shkaktuara për një marrje të tillë dhe Oferta e vlefshme e rregullt për çmimet e Domain-it duhet të paguhen edhe nëse marrja bëhet për arsye, me të cilat IDEA CrativeDesign nuk ka të bëjë.

Klienti Siguron, që sipas dijenisë së tij me rastin e Regjistrimit të Domain-it së preferuar, nuk i ka cenuar apo kufizuar të drejtat e Personave të tretë. Në raste, ku Pala e tretë kërkon të drejtë të besueshme mbi emrin e Domain-it, IDEA CrativeDesign është i Autorizuar t’ a bllokoi atë përkatësisht ta kthej në pikën e shpërndarjes ose të Regjistrimit, deri në zgjedhjen gjyqësore. Një kontrollim i përgjithshëm nuk do të bëhet nga IDEA CrativeDesign.

IDEA CrativeDesign nuk ka ndikim në kohëzgjatjen e Regjistrimit, shkëputjes ose marrjes së Domain-eve në pikat e Regjistrimit.

5 Posedimi dhe Transformimi i të dhënave
Madhësia e Transferit te të dhënave (Traffic) është e cekur në ofertën e IDEA CrativeDesign. Transferi i të dhënave mbi madhësinë e caktuar në Paket llogaritet me nga 0,40 Euro për çdo 1 GB të filluar. Shërbimi i Internetit IDEA CrativeDesign ofrohet zakonisht çdo dit 24 orë, 7 ditë në javë. Qasja në Server si dhe në përmbajtjet ose E-Mailat garantohet që rreth 99% është Anonime. Nga kjo kohë përjashtohet koha e riparimit të server-eve ose kur paraqiten probleme, të cilat nuk janë nën ndikimin e IDEA CrativeDesign, si p.sh. forca madhore, shkaku i Personave të tretë etj.

6 Kohëzgjatja, shkëputja dhe ndërrimi i paketës
Tek çdo Webhosting Account kohëzgjatja minimale e Kontratës është 1 Vit. Pas Skadimit të kohëzgjatjes minimale të Kontratës, Kontrata vazhdohet për 1 Vit.

Nëse Domain-et janë objekt i Kontratës, atëherë ato pas Skadimit të kohës së Regjistrimit automatikisht vazhdohen nga IDEA CrativeDesign, në qoftë se nuk janë denoncuar së paku 4 Javë më parë.

IDEA CrativeDesign dhe Klienti mund ta ndërprenë Kontratën brenda 4 Javëve para Skadimit të kohëzgjatjes së cekur në fletë porositjen pa paraqitur shkaqe për prishje të Kontratës. Shkëputja e Kontratës duhet të bëhet në Formë të shkruar me E-Mail ose përmes Letrës.

Klienti ka të drejtë në çdo kohë dhe pa shpenzime shtesë të kaloi në Tarifën më të lartë të ofruar nga IDEA CrativeDesign. Përcaktimi i shkallës së Tarifës është i mundur në fund të kohëzgjatjes së Kontratës. E drejta për anulim pa afat për arsye të rëndësishme mbetet e rezervuar. Këtu bëhet fjalë veçanërisht për Kundërvajtje të rënda kundër rregullave të Kontratës si dhe mospërfilljen e Kontratës. Në rast të shkëputjes së pa afat të Kontratës nga Klienti si dhe në rastet e Kundërvajtjeve të lartpërmendura, IDEA Creative Design është i Autorizuar t’i bllokon dhe t’i fshin të gjitha përmbajtjet e ruajtura dhe E-Mailat, pa caktuar ndonjë afat rikthimi.

7 Pronësia si dhe huazimi
Malli i dërguar mbetet deri në Pagesën e tërësishme Pronë e IDEA CrativeDesign.

8 Përkufizimi i përgjegjësisë
IDEA CrativeDesign mban Përgjegjësinë vetëm për dëmet e shkaktuara nga IDEA CrativeDesign ose ndihmëseve të tyre, e të cilat janë shkaktuar qëllimisht ose si rezultat i pakujdesisë. IDEA CrativeDesign po ashtu nuk merr përgjegjësi për funksionim jo korrektë të Internetit apo të Infrastrukturës dhe rrjetit, që lidhet me të.

9  Ruajtja e të dhënave
Trafiku apo madhësia e shfrytëzimit, që është krijuar nga Klienti ruhet nga dhe tek palët Kontraktuese dhe shërben si kontroll. Informatat apo të dhënat do të shlyhen automatikisht ose në mënyrë manuale në periudha të parregullta.

Klienti pajtohet me përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të tij në kuadër të Porositjes. Nëse Klientit i Ofrohet një rrjet i Supportit, ia mund të udhëheq vetë me përdorimin. Për shlyerjen e të dhënave të tij dhe të rrjetit të Supportit mjafton t’i dërgohet IDEA CrativeDesign vetëm një shkresë Elektronike.

Dhënja e të dhënave Personale Personave të tretë ose/dhe për shkaqe Reklame nuk do të bëhet.

10 Të ndryshme
IDEA CrativeDesignështë i Autorizuar, që Partnerët dhe ndihmësit e tij t’i ngarkoi me disa elemente të ofruara në Kontratë ose me realizimin e tërë shërbimit Kontraktues si dhe t’i ndërroj ata në çdo kohë, mirëpo vetëm nëse kjo nuk është e disfavorshëme për Klientin.

IDEA CrativeDesign është gjithashtu i Autorizuar, që me rastin e realizimin e shërbimit në kuadër të zhvillimit Teknik, të cakton edhe Teknologji të tjera përkatësisht të reja, të cilat nuk janë ofruar më herët, mirëpo vetëm nëse kjo nuk është e disfavorshme për Klientin.

Ndërrimi i Partnerëve afarist ose shitja e ndonjë dege të vetme Afariste nuk paraqet arsye ekskluzive për shkëputje të Kontratës.

Ligji i Kosoves është i vlefshëm. Nëse lejohet Ligjërisht, atëherë vlen Gjykata e Vendbanimit tuaj si vend i Gjyqit

Nëse një apo me shumë rregulla të Kontratës ose të rregullores së përgjithshme nuk janë efektive ose të pjesërishme, atëherë vlen rregulla, e cila vjen pas saj. Përmbajtja tjetër e Kontratës dhe/ose rregullat e përgjithshme të ndërmarrjes mbesin të paprekura nga kjo.

Më 11 Shtator 2005
IDEA CrativeDesign

Home | Graphics | Klientat | Login | Referenca | Rreth Nesh

 

Copyright © 2008 IDEA CreativeDesign
Kontakt | FAQ | Impressum  | AGB